Paraditja e sotme në Durrës i përngjason një dite normale Qytetarët i kanë lejuar vetes një shëtitje buzë detit, teksa një pjesë e tyre nuk vihet re të mbajnë vënë maska dhe doreza. Fëmijë me biçikleta, gjyshe me nipër, prindër që shëtisin të vegjëlit e tyre… këto janë pamjet që vijnë nga korrespondentët e Top Channel-it.