Përmbytjet e muajit janar në Shkozet të Durrësit shkatërruan gjithçka për Fatmira Mehmetin, 55 vjeçe, e verbër dhe invalide e grupit të parë. Banesa e saj u përmbyt brenda pak minutash, dhe sot ajo jeton në qiell të hapur, pa shtëpi dhe pa ndihmë. Historia e saj tregon tmerrin e përmbytjeve dhe pasojat e zvarritjes së ndihmës nga institucionet. Fatmira përballet çdo ditë me pasiguri dhe varfëri, ndërsa akt-konstatimet mbeten letra pa vlerë.