Shtatori ka ardhur me “impulse të reja” për Qeverinë. Mëngjesin e së premtes, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto i ka dorëzuar dorëheqjen fillimisht kryeministrit Edi Rama në Kryeministri dhe më pas ka informuar për këtë vendim kreun e LSI-së, Ilir Meta, në një takim kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit, takim që zgjati vetëm 10 minuta.