#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Denisa Çerma Të ftuar: Fabjola Arapi,Prof. Sherif Bundo, Petrit Fiska, Guri Rrokaj Tema: Dollia, riti jonë që ngre gotën dhe zemrën… Dollia nuk është vetëm pija që derdhet në gotë por është zëri i shtëpisë, thirrja e mikpritjes, urimi që lidh njerëzit rreth tryezës. Tashmë e listuar edhe si pasuri kombëtare e trashëgimisë jomateriale, ajo që po bëhet gati për t’u regjistruar ne UNESCO "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.