Pas një muaji bojkot total të mësimit, studentët e mjekësisë janë kthyer sot në auditore pas një takimi që kanë zhvilluar me rektorin Arben Gjata. Studentët kanë arritur një marrëveshje me rektorin se nuk do të ketë asnjë kontratë detyruese për të punuar në Shqipëri, pa dalë fillimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Gazetar: Orest Floku