Pas shumë debatesh dhe kundërshtimesh të shoqërise civile, mbi ligjin që lejon Importin e Mbetjeve në Shqipëri, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu tha se duhet të forcohen kontrollet në dogana dhe të kërkohet, që vetëm në disa prej tyre të lejohet importi i mbetjeve nga jashtë, të cilat duhet të jenë të pajisura me të gjitha pajisjet e kontrollit.