Sigurimi i Shtetit nuk ishte thjesht një polici politike. Ai ishte një makineri komplekse dhe hierarkike. Ishte aq i madh sa që, sipas analizave, “1 në 4 shqiptarë” gjatë komunizmit mund të kenë pasur një formë lidhjeje me Sigurimin, si informatorë, bashkëpunëtorë ose ishin vetë survejuar. Nga qendra në çdo rreth, struktura e tij funksiononte sikur një shtet brenda shtetit. Sigurimi rekrutonte bashkëpunëtorë të fshehtë “informatorë”, “bashkëpunëtorë të Sigurimit” kudo, në fabrika, ndërmarrje, parti, organizata shoqërore. Sigurimi nuk i përgjigjej sistemit gjyqësor normal; ai ishte pjesë e strukturës së Partisë dhe Ministrisë së Brendshme, me fuqi të pavarur operacionale.