Nga 1 janari 2024 në Shqipëri do të ketë një tjetër skemë tatimi për profesionet e lira. Me vitin e ri ka hyrë në fuqi taksimi progresiv që pritet të tatojë me 15% deri në 23% të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira. Personat që e kanë fitimin deri në 14 mln lekë të reja, do të tatohen me 15% të fitimit, ndërsa ata që fitojnë më shumë se 14 mln lekë të reja do të tatohen 23% të fitimit. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj