Këtë të enjte nafta në Shqipëri u shit me 214 lekë për litër. Situata e katër viteve më parë me çmimet e karburanteve në botë, pas luftës në Ukrainë po përsëritet me tensionet në Lindjen e Mesme. Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, si pasojë e konfliktit mes SHBA- Izrael dhe Iranit ka sjellë rritje të çmimit të naftës. Situata ka prekur edhe Shqipërinë ku rritja e çmimit është vërejtur ende pa u dhënë efektet reale në tregun botëror. Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend propozimet e saj për ndryshimet ligjore për të mbrojtur konsumatorin. Ndërsa ministri i infrastrukturës dhe energjisë, Enea Karakaçi e rrëzoi këtë kërkesë. Ai nuk konfirmoi nëse do të ngrihet sërish Bordi i Transparencës si katër vite më parë, por se tregu po monitorohet.