Belinda Balluku është emri më i diskutuar i politikës shqiptare momentalisht. Zv.kryeministrja dhe Ministria e Infrastrukturës ka vendosur përballë drejtësinë dhe qeverinë në një ping-pong institucional që vazhdoi dhe sot. Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ishte planifikuar të mblidhej ditën e sotme për të vendosur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posacme për heqjen e imunitetit të Ballukut që con në arrestimin e saj. Nuk ka ndodhur kështu, pasi me kërkesë të anëtarëve të PS, mbledhja është shtyrë për një datë të pacaktuar.