Fushatës zgjedhore për 14 majin nuk i kanë munguar incidentet. Harta e riskut elektoral 2023, një raport i përpiluar nga Instituti i Studimeve Politike në bazë të një analize të detajuar identifikoi si zonat me riskun më të lartë, tri bashki me koeficient të njëjtë negativ: Durrës, Kamëz dhe Vau i Dejës, ndjekur nga bashkitë Shkodër, Elbasan, Kavajë, Kurbin dhe Lezhë. Te bashkitë më problematike bëjnë pjesë edhe Kukësi, Malësia e Madhe, Shijaku, Kruja, Dibra, Bulqiza dhe Hasi. Që nga nisja e fushatës, incidentet elektorale përfshiijnë: hedhjen në erë më 11 prill të mjetit të kreut te Rithemelimit ne Vaun e Dejës, Benard Ndreca.