Rikthehet në "Përputhen" një ndër çiftet më të komentuar, Erioni dhe Mikela. Ata dolën së bashku nga programi, lidhja e tyre po ecte shumë mirë dhe fituan simpatinë e pjesës më të madhe të publikut. Mirëpo, në një moment u ndanë dhe preferuan të mos ia tregonin arsyet publikut. Por sot, ata rikthehen në program dhe krahas përballjes në studio, i bëjnë një premtim njëri-tjetrit.