Për herë të parë Lulzim Jashari, djali i Adem Jasharit ka vendosur të vizitojë memorialin madhështor të babait të tij i ndërtuar në një kompleks në Labinot të Elbasanit. Përpos emocionit personal, Lulzim Jashari e konsideroi vlerë kombëtare memorialin e të atit i cili qëndron përkrah “vëllezërve” të tij Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe Lekë Dukagjini. Por si ndihet djali i Adem Jasharit sot që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vihet në pikëpyetje të mëdha? I rritur me vlerat kombëtare ideatori i këtyre veprave Gjergj Luca tregon se sot më shumë se kurrë ky vend ka nevojë për vlerat kombëtare e jo për shkatërrimin që vjen nga sllavokomunizmi. Në shpatin e këtij mali në Labinot Fushë heronjtë tanë qëndrojnë përkrah njëri tjetrit ashtu siç duhet të jenë shqiptarët, thotë Lulzim Jashari teksa me ndërtim përulet para vlerave kombëtare.