Policia e Durrësit ka vendosur të kryejë dy eksperimente hetimore, për të hedhur dritë mbi mekanizmin dhe autorësinë e vrasjes së Pëllumb Metës, në shtëpinë e tij në fshatin Shënavlash të Durrësit. Kujtojmë se për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 50-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta. Për të zbuluar misterin se cili nga fëmijët qëlloi për vdekjen babanë, Pëllumb Metën në Shënavlash, policia e Durrësit do të vendosë në provë 19-vjeçaren Hygerta Meta e cila këmbënguli në gjykatë se ajo e vrau të atin. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj