Një ditë pazari në Divjakë tregon jetën reale të banorëve. Çdo të enjte, tregtarë nga zona të ndryshme si Lushnja dhe Elbasani mblidhen për të shitur produktet e tyre. Por, pazari duket ndryshe: më pak blerës, më shumë ankesa dhe shumë histori që prekin. Shumica e banorëve janë të moshuar, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë dhe punojnë në emigracion. Disa tregtarë janë pensionistë që dalin të shesin çfarë të munden për të përballuar jetesën.