Prof. Anastas Angjeli; eshte libri i 12-te i tij dhe mban titullin; “Shqiperia me afer Bashkimit Europian- Shperblimi". Ai ka ne qender te tij reformat dhe udhetimin e Shqiperise ne rrugen plot sfida drejt integrimit te saj ne Bashkimin Europian. -Gjithmonë në kthim-Daniele Mencarreli; është një rrëfim artistik që flet për rritjen e njeriut. Autori e vë personazhin kryesor, ende adoleshent të jetojë dy javë larg shtëpisë, mes plazheve, diskotekave, alkoolit dhe vajzave. Por ka diçka të cilën nuk e ka llogaritur mirë: është vetvetja. Një shqetësim i vogël natën e 15 gushtit është i mjaftueshëm që Daniele 17 – vjeçar, të vendosë ta braktisë grupin dhe të vazhdojë udhëtimin në këmbë, vetëm, nga Riviera Romagnola drejt Romës.