Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë që dita të nisë me vranësira por gjatë drekës moti do jetë i kthjellët. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21°C.