Jo dy ditë, por plot një javë aktivitete ka përgatitur Bashkia e Elbasanit me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës. Qyteti i Luleve dhe ballokumeve ka filluar tashmë t’i gëzohet stinës së bukur. Të parët e kanë nisur festën të vegjlit e kopshteve me aktivitete në parkun Rinia. Ndërkohë nënkryetarja e Bashkisë zbuloi një pjesë të agjendës. Aktiviteteve festive u janë shtuar edhe mundësi promovimi, përsa i përket traditave të qytetit, duke nisur me gatimin e ballokumeve nga zonjat e qytetit, sofrën tradicionale, por edhe aktivitet të tilla si mbjellje lulesh, ngritja e balonave e të tjera.