Protestat antiqeveritare në Maqedoni kanë hyrë në ditën e katërt. Mijëra qytetarë përsëri kanë marshuar rrugëve të Shkupit për të ndaluar para godinës së Parlamentit pasi policia nuk lejoi që protesta të zhvillohet para ndërtesës së Qeverisë, ku ishte paralajmëruar të mbahet.