Dita e fundit në hotele/ Durrës, banorët ankohen se nuk kanë gjetur ende shtëpi
03/01/2020 19:37

3 janari është afati i fundit i vendosur nga qeveria dhe pushteti vendor për qëndrimin në hotele për të gjithë të dëmtuarit që kanë qenë me qira apo të pastrehë përpara tërmetit të 26 nëntorit. Njoftimi në hotele ka mbërritur që në dhjetor, po menaxherët e tyre nuk e dinë ende si do të veprohet me këtë kategori apo ata që kanë përfituar bonusin e qirasë. Nxjerrja e familjeve në rrugë është një barrë e rëndë dhe jo në përgjegjësinë e tyre. Në hotele, situata nuk është e mirë. Të akomoduarit në to gjenden në dilemën më të madhe të jetës së tyre. Me banesa të shkatërruara dhe pa një mundesi tjetër strehimi ata ndjehen krejtësisht të pashpresë për atë që i pret të nesërmen. – Ku do të shkojmë?! Papunë jemi. Rrugëve të dalim? Të jenë të paktën te 12-15 mijë lekëshi qiratë. Na kanë thënë të dalim, po ku të shkojmë? I mendon këto qeveria. Ne e falenderojmë shtetin që na ka strehuar këtu po nuk është e drejtë të na nxjerrin jashtë. Dukemi të tepërt këtu dhe pse na i kanë plotësuar të gjitha kushtet. – Bonus nuk marrim. Vetëm mua me vëllain ndërsa prindërit dhe nusja nuk janë fare. Ku të shkojmë? Ndoshta do të përfundojmë te shtëpia e rrënuar. Nuk jemi fare të informuar. Nuk dimë asgjë konkrete. – Nuk na kanë thënë asgjë. Shtëpia ime është tmerr dhe po rrijmë këtu. Duhet ta lemë hotelin, po ku të shkojmë?! Akoma nuk kemi gjetur shtëpi. Jemi sicc kemi ardhur. – Nuk na kanë thënë gjë. Kemi marrë bonusin po nuk po gjejmë shtëpi dhe mbrëmë doli burri po nuk gjeti gjë. Ka shkuar qiraja deri në 700 euro në plazh. Në Durrës nuk gjeti dot. Shpresojmë të na e riparojnë shtëpinë. Edhe kjo familje qëndron prej javësh në hotel dhe nuk e di si do të jetë e nesërmja e tyre, ndërsa qeratë e banesave janë të papërballueshme. -Do të shkojmë të zemë bashkinë po na nxorrën nga hoteli.

Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28