Dita botërore e diabetit, 13 mijë të prekur në Kosovë
14/11/2019 20:10

Në ditën botërore të diabetit, Kosova bën bilancin. Sipas ekspertëve, gjatë këtij viti në Kosovë janë evidentuar 38 raste, nën moshën 18 vjeçare, të prekur nga diabeti dhe në total, mbi 13 mijë kosovarë janë prekur nga kjo sëmundje. Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani u shpreh se autoritetet po synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë për rreziqet e sëmundjes. “Të dhënat e raportuara faktikisht në kujdesin primar shëndetësor për vitin 2018 të pacientëve me diabet të varur nga insulina janë gjithsej 13 mijë e 357 raste, ku prevalenca më e lartë është e gjinisë femërore prej 57.4 për qind”, shprehet ai. Sipas zyrtarëve të ministrisë së shëndetësisë, kjo e fundit ofron pesë lloj insulinash falas për diabetikët dhe se në klinikën e endokrinologjisë, cdo vit mund të trajtohen rreth 800 pacientë. Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm në ministri tha se 5 deri në 7 për qind e popullatës në Kosovë, janë prekur nga diabeti. “Në Kosovë konsiderohen diku 5-7 për qind e popullatës janë me prevalencë të sëmundjes ku 20 deri në 30 për qind prej tyre janë të varur nga insulina, e cila u ofrohet falas nga Ministria e Shëndetësisë. Regjistri i pacientëve insulinë vartës i Ministrisë së Shëndetësisë është 13 mijë e 357″, ka thënë Bardiqi. Vetë mjekët thonë se diabeti ka shënuar rritje nga viti në vit ndaj edhe mbetet një sfidë e madhe. Sidoqoftë, edhe pse pacientët me diabet në Kosovë furnizohen falas me insulinë, ata janë të detyruar të shpenzojnë jo pak për blerjen e aparateve dhe fishave për matjen e glicemisë. Dita botërore e diabetit në Kosovë është shënuar me një seri aktivitetesh.

Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top News- 27 vjetori i masakrës me 106 viktima/ Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi
31/03 15:08
Top News- Ekspozita për masakrat në Kosovë/ Të dhënat e pasakta, Prokuroria Speciale nis hetim
31/03 14:59
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë/ Ndeshja do të transmetohet nga Top Channel
31/03 12:48