Hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të djeshëm në Top Channel po vijojnë, ndërsa janë mbledhur prova të rëndësishme në lidhje me situatën e paprecedentë. Drejtori i Përgjithshëm i policisë Muhamed Rrumbullaku zhvilloi një mbledhje me strukturat ku u analizuan të gjitha provat nga vendi i ngjarjes si dhe nga mjeti i lënë pas nga autorët, i cili ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku i është nënshtruar disa kontrolleve të imtësishme nga ekspertët. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj