Pas disa orësh diskutimesh, ka përfunduar dje takimi trepalësh Bislimi-Petkoviç dhe Lajçak në Bruksel ( 19 mars) I dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar nëpërmjet rrjetit social “X” pas takimit trepalësh që pati në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Lajçak shkruan se diskutimet do të vazhdojnë të hënën, duke shtuar se marrëveshja e firmosur mes 2 vendeve në Ohër, duhet të adresohet nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj