Pasi elektrizoi publikun gjatë muajit maj, shfaqja teatrale “Turjela” rikthehet sërish në skenë 4 ditë të tjera, prej datës 6 qershor deri më 9 qershor në orën 20:00 tek artTurbina. Nën regjinë e Saimir Gongos, “Turjela” bën bashkë aktorë me peshë të skenës shqiptare si Helidon Fino, Olta Daku, Myzafer Zifla, Neritan Liçaj dhe Indrit Çobani. Në Shqipërinë e diktaturës, në vitet ‘70, Dritan Korami, shkrimtar i suksesshëm, rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit që të raportojë mikun e tij piktor, Marion. Ky i fundit dyshohet se pëlqen artistë dekadentë si Pikason dhe Modilianin. Gazetar: Orest Floku