Top Story në këtë dokumentar sjell Dosjen e Dibrës 184. Për herë të parë në këtë dokumentar, vijnë në rrëfime ekskluzive personazhet që kanë rënë në rrjetën e përgjimeve. Po ashtu ekskluzivisht trajtohen detaje të reja rreth personazheve të botës së errët që moren pjesë, në fushatën për zgjedhjet e pjesshme, të vitti 2016 në Dibër. Hapsirë të rëndësishme, Top Story i kushtoi dhe përfshirjes së Ymer Lales dhe lidhjeve të tij me politikanë të të gjithë krahëve. Përherë të pare, Top Story zbulon se si një prokuror i krimeve të rënda, mbajti peng disqet e përgjimeve, pa kryer veprime konkrete hetimore.