Dibër/ Vodhën me armë lekë në një banesë, arrestohen 2 të rinj, 2 të tjerë shpallen në kërkim
02/11/2019 12:15

2 persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Dibrës për vjedhje me armë të një shume parash në një banesë. Pas disa orë ndjekjeje dhe mbajtje në hetim është bërë i mundur arrestimi i M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, që të dy banorë të Kukësit. Policia e Dibrës pas marrjes së informacionit se disa persona ishin futur në një banesë në fshatin Grykë Nokë dhe nën kërcënimin e armës kishin marrë një shumë parash ka shkuar në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorëve. Autorët në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia kanë braktisur mjetin e tyre duke u fshehur në malin e fshatit Shumbat. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Dibër, dhe F.H, 20 vjeç, banues në Kukës, kanë mundur të largohen duke marrë me vete edhe shumën e parave të vjedhura, të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.H, shumën prej 300.000 lekë, dhe më pas janë larguar me një automjet tip ‘Opel’. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i përdorur nga autorët. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11
Top Channel/ MatchMaker Albania, Ibrahimaj: Investimet strategjike mbi 6 miliardë euro
26/03 13:10
Top Channel/Shqipëria, rrugë kalimi për drogë, 34 kg të nisura nga Maqedonia e Veriut, kapet në kufi
26/03 12:56
Top Channel/ Mot i keq në Vlorë, anulohet lundrimi Brindisi-Vlorë, nuk lejohen e mjetet e vogla
26/03 12:49
Top Channel/ Vodhi në Gjermani makinën luksoze me vlerë 250 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari
26/03 12:31
Top Channel/ Problemet me barnat e analizat, ndryshimi i çmimeve sjell mungesa, ministrja…
26/03 12:30
Top Channel/ Ngjarja në Krushë të Madhe, forcat serbe vranë 240 burra në fshat pas nisjes së…
26/03 12:25
Top News – Rama për revistën franceze. Nga protesta e PD, te Irani dhe raporti me Donald Trump
26/03 12:08
Top News – A nxit konflikte pronësie ‘Paketa e Maleve’? Demo: S’ka mundësi, instrument për zhvillim
26/03 11:37
Top News – Mbi gjysmë milliard blerje në 2025. Të huajt zotërojnë 2.6 mld euro prona në Shqipëri
26/03 11:02
Top Channel/ Nga Paketa e Maleve tek laboratoret, vendimet qe u morën sot në mbledhjen e qeverisë
26/03 10:48
Top Channel/ Proçesi i Sterilizimit, Sala: Tani këtë proces e kryen shteti, ka rreth dy javë që….
26/03 10:42