Dialogu Serbi-Kosovë/ Shefi i diplomacisë evropiane: Do të nisë së shpejti
16/02/2020 12:20
“Dialogu Kosovë-Serbi do të nisë shpejt”, kështu mendon shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell që në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, thotë se tani Kosova ka një qeveri të re dhe se ai pret që dialogu të nisë.