Dialogu me Serbinë, sfida nr.1 e qeverisë së re
02/11/2019 19:13

Dialogu me Serbinë është kryetema me të cilën do të ndeshet qeveria e re e Kosovës dhe thirrjet që kabineti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit të rikthehet në bisedime, vijnë nga të gjitha anët. Edhe Matthew Palmer, përfaqësues special i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, bëri thirrje në Prishtinë për rifillimin e dialogut duke nënvizuar se shpreson që Albin Kurti, të gjejë mënyrën e duhur për tu kthyer në tryezën e negociatave. “Zgjidhja një herë e përgjithmonë mes Kosovës dhe Serbisë përmes normalizimit të plotë mbetet prioritet strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pritjet e mia për Kurtin, duke supozuar që do të bëhet kryeministër, janë se do të jetë partner i mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se do të punojë ngushtë me ne në kërkim të objektivave dhe qëllimeve tona të përbashkëta. Se ai do ta kuptojë se dialogu me Serbinë është i rëndësishëm jo vetëm Kosovën, por edhe për ShBA-të, dhe të gjej mënyrën për t’u kthyer në tavolinën e negociatave”, shprehet Palmer. Edhe analistët në Kosovë, vlerësojnë se Vetëvendosje dhe LDK, pas krijimit të qeverisë, temë të parë duhet të kenë dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Sipas institutit demokratik të Kosovës, të dy subjektet në vazhdimësi kanë shprehur përkushtim për të vijuar dialogun, pavarësisht se presidenti serb, Aleksander Vuçiç, në një reagim të tijin pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka thënë se Kurti është më i vështirë se paraardhësit e tij. “Deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV’së janë më të ashpra se ato të ish kryeministrit Haradinaj dhe të presidentit Thaçi”, kishte thënë ai. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Kosova ka vendosi taksë 100 përqind për produktet që importohen nga Serbia.

Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05