Dhuna seksuale në Kosovë, viktimat pa mbështetje
08/01/2020 18:55

20 mijë gra dhe vajza kosovare kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Por, shteti i Kosovës, vetëm tani ka filluar ta njohë statusin e tyre dhe nuk ka patur asnjë lloj ndihme tjetër. Agjencia e lajmeve, KosovaPress, sjell dëshminë e njërës prej këtyre viktimave, një grua mbi të 40-tat, që rrëfen ankthin dhe tmerrin e përjetuar verën e 1998-ës. “Në verën e vitit ’98 ishim bashkë me familje, ishim pesë vajza. Unë isha e martuar dhe me veturë kemi dalë që të shkojmë në familjen tonë. Aty na kanë ndalur edhe na kanë zbritur prej veturës, na kanë dërguar me një vend, me një dhomë. Kemi qenë pesë persona, aty në praninë time i kam parë të gjitha dhunimet që iu kanë ndodhur edhe vajzave të reja. Në përjashtim të tjerave unë kam qenë e martuar, kam qenë shtatzënë, shkaku i asaj ngjarje, shkaku i dhunimit e kam humb edhe foshnjën”, shprehet ajo. E pasojat që lufta la tek kjo grua, janë të rënda. “Kurrë nuk kemi qenë të qeta, kurrë asnjëherë që me qenë e qetësuar, se për një moment të kujtohet diçka prej asaj kohe. Nuk e di që kam qenë ndonjëherë e qetë, e pa stres, e pa ngarkesë se kam qenë psiqikisht e ngarkuar”. Të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, jetojnë me këtë plagë prej dy dekadash. Nga shkurti i vitit 2018 prej kur ka filluar punën Komisioni për Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, kanë aplikuar mbi një mijë persona. Por, ka shumë prej tyre që nuk kanë arritur të marrin asnjë mbështetje. “Kam aplikuar që një vit e katër muaj…për mua ka qenë proces i gjatë… pak pritja e gjatë na ka bërë që të mos ndihem e sigurt, jo me u ndje mirë, kanë filluar streset, kanë filluar pagjumësitë, kjo ishte ajo që na mundon më shumë…I kisha lut me punu pak më shumë, pak më shpejt se na humbur edhe durimi, është bërë shumë, qe sa vjet…janë të mundimshme…”. Pritjet e gjata e kanë lodhur këtë grua, aq sa shpesh herë ka menduar të tërhiqet dhe të mos e kërkojë fare statusin. Ndërkohë, ka edhe shumë viktima të tjera që nuk marrin guximin të rrëfejnë atë që iu ka ndodhur dhe ti drejtohen ndonjë shoqate për shkak të paragjykimeve të mundshme. Në 2019, Shyhrete Sylejmani Tahiri, u bë e para viktimë e dhunës seksuale që denoncoi publikisht krimin ndaj saj pranë prokurorisë për krime lufte.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48