Qytetarë të shumtë kanë dal sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për të pritur kthimin e kryetarit të PDK-së nga Haga. Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Kadri Veseli dje është marr në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale. Por nuk dihet në çfarë cilësie është marr në pyetje Veseli, si i dyshuar apo dëshmitar. Ardhja e Veselit pritet të vijë shpejt ndërsa qytetarët po e presin me flamuj kombëtar dhe të veshur me fanella të bardha ku shkruan “Unë jam Kadri Veseli, luftëtar, krenar”.