Bashkia e Tiranës njoftoi se ka dezinfektuar autobusët e transportit publik, kështu që qytetarët mund t’i përdorin ato, siç kanë bërë përherë, pa patur frikën nga Koronavirusi. Ne po udhëtojmë më një nga autobusët e linjës së Porcelanit. “Unë vazhdoj ta përdor autobusin, po njësoj. Jam në punë, nuk kam makinë, kështu që më mbetet autobusi. Nuk ka shumë pasagjerë këto ditë, thotë fatorinoja.