Tronditet sistemi i drejtësisë në Shqipëri, vritet në sallën e gjyqit, Astrit Kalaja. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit sapo lexoi vendimin mori 3 plumba në gjoks, që fatkeqësisht i morën jetën. Policia arrestoi në kushtet e flagrancës autorin e vrasjes, Elvis Shkambi. Ky i fundit plagosi dhe babe e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, që ishin pala kundërshtare në cështjen e tyre. Elvis është nipi i Gjon Shkambit, i cili ka qenë personazhi kryesor në historinë e përplasjeve të pronës. Pronësia e godinës së “ish-shkollës së rezervave” në lagjen Skënderbeg të Shkodrës ishte arsyeja që coi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.