Këtë të premte, rreth orës 15:00 në Sanxhak të Laçit, një banesë u përfshi nga flakët, ndaj për pasojë ndërroi jetë një 2-vjeçar. Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se 2-vjeçari po luante me një shkrepëse në magazinën pranë shtëpisë së tij. Familja ka 7 fëmijë dhe probleme të theksuara ekonomike.