IKMT njoftoi se do të prishë me shpërthim të kontrolluar këtë të enjte në orën 11.00 një objekt 6 katësh. Por mesa duket ky shpërthim ka dështuar! Pas shpërthimit me lëndë plasës c4 godina 6 katëshe qëndron ende “në këmbë”. Kujtojmë se objekti është shpronësuar me vendim për interes publik.