Krenari, guxim, forcë, përgatitje. Forcat RENEA në pamje të patransmetuara më parë vijnë sonte ekskluzivisht në Top Story. Si përgatiten efektivët? Si perfeksionohen snajperët? Ku stërviten zhytësit dhe cilat janë pajisjet që përdor njësia elitare? Një vështrim nga brenda në disiplinën, sakrificën dhe stërvitjen intensive që i mban këta efektivë gjithmonë gati për mision. Gjithçka me pamje të rralla dhe histori që nuk janë treguar më parë nga sekretet e forcave elitare shqiptare.