Shumë shtëpi janë ende të tilla në Çamëri, të zbrazëta, të braktisura, si dëshmitare të kohëve të shkuara, kur këtu jetonin banorët e tyre autoktone, shqiptarët. Në një pjesë pas masakrave të vitit 1944, u vendosën banorë të rinj grekë, të tjerat janë vënë nën pushtetin e bimësisë, e kohës që pavarësisht gjithçkaje nuk ka mundur t’i zhduke plotësisht.