Jurgis Çyrbja është ish-dedputeti i Partisë Socilaiste që u arrestua mbrëmjen e së dielës më 20 tetor i akuzuar për "korrupsion aktiv në zgjedhje," "përkrahje të autorit të krimit," dhe "nxjerrje të sekretit shtetëror." Sipas hetimeve të SPAK, të zbuluara përmes përgjimeve në platformën SKY Ecc, Çyrbja dyshohet se ka ndihmuar Altin Hajrin, një personazh i botës së krimit, i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.