Maxhoranca dhe institucionet e reja të drejtësisë kanë shtuar tensionet mes tyre dita ditës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Selia rozë ka hapur dyert jo vetëm për funksionarë të saj por edhe zyrtarë të tjerë që kanë rënë në rrjetën e SPAK dhe i fundit ishte rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku. Rama këtë herë i ka treguar SPAK-ut vijat e kuqe, teksa shton se masat e arrestit i ngjasojnë me ato të Rusisë. Pa kaluar rreth një orë nga qëndrimet e kryeministrit Rama, kreu i SPAK Altin Dumani i përgjigjet duke thënë se misionin e tyre nuk e cenon asnjë ndikim i jashtëm. Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha që më herët ishte shprehur se do të shkrijë SPAK kur të vijë në pushtet, pas kësaj beteje deklaratash mes Ramës dhe Dumanit moderon gjuhën, duke theksuar se institucioni do të reformohet. A do të kemi ndërhyrje në reformën e miratuar me konsensus 7 vite më parë?