Denoncimet ndër vite të emisionit investigativ Fiks Fare, për falsifikimin e dokumenteve të truallit të ish-kinema Lushnja, vunë në lëvizje organet e drejtësisë. Pas 26 vitesh pritje, Gjykata e Lushnjes asgjësoi dokumentin e falsifikuar, i cili ndodhej ende në zyrën e Kadastrës Lushnje. Gjyqtarja e Lushnjes, Zeta Terpollari, ka pranuar kërkesën e qytetarit Sefedin Shefa për të asgjësuar pikërisht këtë dokument që, megjithëse ishte faktuar nga prokuroria se ishte i falsifikuar, përdorej ende për regjistrimin e pronës.