Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në Berat, ku në varrezat e këtij qyteti janë varrosur njërës në rrugë, ndërsa ka me dhjetëra rezervime vendesh. Madje, kamera e emisionit investigativ faktoi pikërisht këto shkelje, duke filmuar problematikat në varrezën e quajtur "Burfullias". Në redaksinë e Fiks Fare u ankua z.Emiljano Kamsi, i cili është pronar i një firme me objekt shërbime funerale në Berat.