Denoncimi i “Fiks Fare”/ Shkarkohet mjeku i burgut të Peqinit, Policia nuk e gjen në banesë
12/11/2019 22:07

Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel të mjekut të burgut të Peqinit, Eduart Ruçi, i cili kërkonte dy mijë euro për operacion, ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ruçi është shkarkuar menjëherë nga detyra nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve sapo rasti është denoncuar në “Fiks Fare”. Ndërkohë, pas shpalljes së urdhër-ndalimit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Policinë e Qarkut Durrës, kanë bërë kontroll në banesën e Ruçit, por nuk e kanë gjetur aty. Në reagim thuhet se “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon emisionin “Fiks Fare” për denoncimin e këtij rasti duke inkurajuar të gjithë mediet që të bashkëpunojnë ngushtësisht për denoncimin e çdo rasti korruptiv”. Një investigim disa javor i emisionit “Fiks Fare” zbuloi korrupsionin e zyrtarëve të një burgu. Drejtorë burgjesh, shefa policie, gardianë dhe mjekë bashkëpunojnë me njëri tjetrin që të “lejojnë” një të burgosur të bëjë operacion. Dhe, e gjitha kjo, kundrejt një ryshfeti prej 2 mijë eurosh. Fiks Fare/ Skandal në burgun e Peqinit: 2 mijë euro ryshfet për operacionin e të dënuarit Reagimi i plotë i Drejtorisë së Burgjeve Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka ndjekur me vëmendje denoncimin e emisionit investigativ “Fiks Fare” të transmetuar në Top Channel më datë 11.11.2019, lidhur me shtetasin Eduart Ruçi, ish i punësuar si mjek me kohë të pjesshme në IEVP-në Peqin. Bëjmë me dije se ky punonjës ka qenë në ndjekje nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe me metoda hetimore speciale ishte në proçes dokumenti me prova ligjore të veprimtarisë së paligjshme të tij. – Kështu ka të dhëna të siguruara në rrugë operative, dyshohej se ky shtetas kundrejt pagesës ka lëshuar raporte mjekësore fiktive për të ndihmuar të dënuarit që t’i shmangen izolimit dhe ndëshkimit. Njoftojmë se më datë 11.09.2019, me shkresën Nr. 1542, nga ana e SHKBB, ndaj këtij shtetasi dhe bashkëpunëtorit të tij A. K. janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore” parashikuar nga nenet 259 dhe 188 të Kodit Penal. Materialet e referuara, janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e procedimit 1766, të vitit 2019. Ndërkohë, më datë 11.11.2019, emisioni “Fiks Fare” bëri një denoncim audio/video, ku shtetasi Eduard Ruçi shfaqet duke kërkuar ryshfet në këmbim të punës së tij. Fill pas këtij denoncimi, drejtori i përgjithshëm i burgjeve ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm i tij nga detyra dhe materialet i janë referuar organeve të drejtësisë. Pas shpalljes së urdhër-ndalimit, SHKBB, në bashkëpunim me Policinë e Qarkut Durrës, kanë bërë kontroll në banesën e këtij personi, ku është mbajtur procesverbal i mos gjetjes së tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon emisionin “Fiks Fare” për denoncimin e këtij rasti duke inkurajuar të gjithë mediet që të bashkëpunojnë ngushtësisht për denoncimin e çdo rasti korruptiv. Nga ana tjetër marrë shkas edhe nga rasti do vijojë puna për auditim dhe përmirësim të procedurave të shërbimit shëndetësor në të gjitha IEVP Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Top News – Mashtrimi 2.2 mln eurosh. Prokuroria çon në gjyq ‘TIBO’-n dhe pronarin e saj
27/03 13:40
Top News – Taksa e pasurisë së paluajtshme. Bashkia e Tiranës- Paguani në kohë, shmangni penalitetet
27/03 13:17
Top News – Bujqësia në rënie, ekonomia mbahet nga ndërtimi! Ibrahimaj – Nuk ka peshë sektori…
27/03 13:06
Top News – Karburantet nuk reflektuan çmimet e bursës. Ja pse u ngrit bordi i transparencës
27/03 13:06
Top News – Kriza tek fasoneritë. Ministrja – Nuk ndërhyjmë në mekanizma të kursit të këmbimit
27/03 13:05
Top News – Domatet, specat, mielli njohin rritje çmimi. Ibrahimaj – Nuk ndërhyjmë dot
27/03 13:05
Top News – ‘Korrupsioni në Shqipëri, perceptim!’ Ibrahimaj – Ne kemi futur inovacionin
27/03 13:05
Top News – Pensione të ulëta, çmime në stratosferë! Ibrahimaj – Po monitorojmë tregun
27/03 13:04
Top News – Shtrenjtimi i plehrave kimike dhe naftës. Ibrahimaj – Nuk ndërhyjmë tek çmimet
27/03 13:04
Top Channel/ Reshjet e dëborës përfshijnë edhe Gjirokastrën, por akset rrugore mbeten të kalueshme
27/03 12:59
Top Channel/ Zbardhen malet në qarkun Elbasan, bora në trashësi deri në 25 cm
27/03 12:57
Top Channel/ Bora mbulon juglindjen, në Korçë, Pogradec dhe Kolonjë dëborë në lartësinë 1100 metra
27/03 12:56
Top News – Rritja e çmimeve të plehërave kimike. Ibrahimaj: Po monitorojmë, s’është shqetësuese
27/03 12:56
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant, oferta deri në 70% ulje
27/03 12:30
Top Channel/ Pranvera i lë vendin dimrit, reshje dëbore në veri e jug, probleme në rrugë dhe…
27/03 12:23
Top Channel/ Bordi monitoron “shportën”, qeveria në fokus produktet bazë të konsumit
27/03 12:10
Top News – Efektet zinxhir në treg. Pas naftës, shtrenjtohet edhe vaji dhe detergjentët
27/03 12:10
Top News – Shporta e ushqimeve. Qeveria monitoron: Por çmimet i vendos tregu
27/03 12:03
Top News – Bujqësia e industria në rënie të lirë/Administrata dhe ndërtimi mbajnë ekonominë në këmbë
27/03 11:55
Top Channel/ Rritja e çmimit të karburanteve, Ibrahimaj:Po përgatisim edhe një akt për ndërhyrje në…
27/03 11:46