Denoncimi i Fiks Fare/ Plumba dhe gjak mes ndërtuesve, 120 familje lihen në mes të rrugës!
13/01/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës konfliktin mes dy ndërtuesve në Tiranë, të cilët kanë lënë në mes të rrugës plot 120 familje. Më 9 janar 2021, ditën e shtunë, në zonën e ish-parkut në kryeqytet ndodhi një konflikt, ku një person u dhunua, u rrah dhe gjakos nga dhjetëra persona. Disa ditë më pas, përkatësisht në datën 13 janar, në të njëjtën vend, ndodhi sërish një konflikt, kësaj herë me përdorimin e armëve. Dy persona u plagosën me armë zjarri, ndërtuesi Sino Llanaj dhe një kalimtar i rastit. Ndërkohë, u godit me sende të forta edhe një roje objekti. Po si qëndron e vërteta e këtij konflikti në këtë zonë? Pas ngjarjes së parë të 9 janarit, në redaksinë e "Fiks Fare", u ankuan dhjetëra banorë, të cilët kanë blerë apartamente në një kompleks ende në ndërtim në atë zonë. Sipas tyre, megjithëse kanë paguar shuma të mëdha, një konflikt mes ndërtuesit dhe investitorit, i ka lënë banorët në mes të rrugës. Ndërtuese e kompleksit është kompania "Star Construction", me pronar Albert Allmuça. Ndërkohë, investitor është kompania Llanar Ndërtim, me pronar z. Sino Llanaj. Gazetarët e Fiks Fare biseduan fillimisht me banorët që kanë blerë apartamente në këtë kompleks. Ata tregojnë se kanë disa vjet që kanë paguar për apartamentet dhe dyqanet, por nuk i posedojnë. Sipas tyre, Allmuça dhe Llanaj janë në konflikt me njëri tjetrin. Ata thonë se kanë kontrata porosie me z.Sino Llanaj, i kanë bërë te noterët. Paratë i kanë derdhur në bankë, sipas rregullave. Por, tani firma "Star Construction" nuk i lejon që të hyjnë brenda. Kjo kompani ka përfunduar apartamentet e saj dhe i ka futur klientët brenda në pallat, megjithëse s'ka dalë akti i kolaudimit të pallatit. Dhe, 120 familjet, që kanë blerë te z.Sino Llanaj nuk lejohen të futen në apartamente. "Këta mund të zgjasin konfliktin edhe 15 vjet. Po ne çfarë do të bëjmë, paguajmë kredira dhe qira. Askush nuk kujtohet për ne" thonë ata.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30