Denoncimi i Fiks Fare/ Çuditë me kreditë, dorëzanës pa mbushur 18 vjeç!
01/12/2020 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikat me institucionet financiare bankare, të cilat kanë futur në dokumente kredie edhe persona që nuk kanë mbushur as 18 vjeç. Altin Cungu, nga Kruja, denoncoi në emisionin investigativ se i kanë shkuar disa dokumente nga një institucion bankar. Në këto dokumente, Altini lajmërohet se ka qenë dorëzanës në një kredi të marrë në vitin 2000. "Tani më dërguan disa dokumente, sikur detyrimi im njëherë është 160 mijë lekë të rinj, më pas më ka shkuar 180 mijë lekë të rinj. Unë s'kam marrë ndonjëherë kredi në jetën time, pasi kam qenë emigrant dhe s'kam qenë fare në Shqipëri në atë kohë" thotë ai. Sipas dokumenteve, Altini detyrohet që të paguajë këtë shumë, pasi rezulton dorëzanës në një kredi. Pohon se personi që ka marrë kredinë nuk e njeh, ndërsa ka rezultuar se në letra thuhet se kredia është marrë në muajin prill të vitit 2000 në NOA Bank. Në atë kohë, Altini nuk i kishte mbushur 18 vjeç. Ai ka lindur në 19 shtator 1982, dhe në prill të vitit 2000, ka qenë 17 vjeç! "Nuk e di si janë bërë letrat, këtë kërkoj që të zbulohet i gjithë mashtrimi. Tani unë dal si kreditor i keq në Bankën e Shqipërisë dhe më janë refuzuar të gjithë kreditë" pohon ai. Në një dokumentet që NOA Bank i ka dërguar, ka pasaktësi shumë të mëdha. Vetë NOA Bank shkruan se kredia është marrë në prill të vitit 2000. Më poshtë, jep edhe emrat e dorëzanëve, ku përbri emrit të denoncuesit, ka vendosur edhe datëlindjen e tij, që është shtator 1982! Dhe, në prill 2000, z.Altin Çangu ka qenë vetëm 17 vjeç. Ndërkohë, sipas një dokumenti tjetër, që mban datën 13 prill 2000, është bërë një akt dorëzanie, ku ndër të tjera figuron edhe emri i z.Altin Çangu. Por, në këtë akt nuk është dokumenti i identifikimit të Altinit, por vetëm firma e tij.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30