Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në Qendrën e Formimit Profesional në Fier. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë që studiojnë në këtë qendër, ministrja Denaj u shpreh se, që të marrësh një zanat është shumë mirë sepse e ke të garantuar të ardhurën mujore, jo vetëm për pasionin e një pune, por mbi të gjitha investimi që jep për ta marrë atë zanat.