Ish lideri politik i UCK-së, njëherësh ish Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të paraqitet para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara në Hagë, me 9 nëntor, të hënën në ora 15. Derisa Thaçi pret seancën e parë dëgjimore, në shtëpinë e tij në lagjen Çagllavica të Graçanicës, hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë kryer bastisje për 8 orë. Pas përfundimit të bastisjes, avokati i trupit mbrojtës, Dastid Pallaska ka deklaruar se hetuesit nuk kishin fokus të veçantë të hetimit.