Del nga burgu i dënuari për vrasje/ Gjykata e Tiranës liron Ergys Kolaverin
16/01/2020 19:44

Gjykata e Apelit te Tiranës liroi Ergys Kolaverin, një i dënuar me 20 vite burgim nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda si të implikuar në atentatin me snajper që kishte në shënjestër hasmin e tij Gazmir Dacin. Ky i fundit mbahej në paraburgimin e Vaqarrit si i dyshuar për vrasjen e vëllait të Kolaverit , Valmir Kolaveri dhe plagosjen e rëndë të Robert Kolaverit që më pas solli edhe përplasjen për shkak të gjakmarrjes. Gjyqtarët konstatuan humbjen e fuqisë së masës së sigurisë ndaj 29-vjeçarit , i arrestuar gjatë 2016-ës menjëherë sapo në burgun e Vaqarrit ngeli i plagosur një shtetas ndërsa në planin e vrasësve ishte eleminimi i të burgosurit, Gazmir Daci. Sipas treshes së gjyqtarëve të Tiranës Genti Shala, Shkëlqim Mustafa dhe Andi Civici, Kolaveri nga arrest me burg duhet të mbahet nën arrest shtëpiak, i ruajtur me polici dhe me mbikëqyrje elektronike . Lirimi i Kolaverit erdhi pas transformimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda në gjykatë kundër korrupsionit, çka solli edhe rigjykimin e tij pasi vepra e vrasjes së ngelur në tentativë për shkak të gjakmarrjes nuk ishte më kompetencë e SPAK. Por gjatë kësaj kohe prokurorja e çështjes së themelit Arta Marku duhet të kryente disa veprime hetimore shtesë. i dënuari nga shkalla e parë me 20 vite burg ndërkohë nuk ka qëndruar duarkryq por ka kërkuar lirimin me argumentin se afati i qëndrimit në paraburgim kishte përfunduar prej 6 muajsh, një pretendim që u konstatua i drejtë nga gjykata.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23