Dekoret e personalizuara për festat e fundvitit janë gjithmonë të veçanta, pasi secili ka mundësi të vendosë një emër, foto, shkrim apo ngjyrën e preferuar. Iris Lohja, 25 vjeçe, me profesion arkitekte sot ka ardhur nga Shkodra për të na prezantuar me punimet e saj, kërkesat, preferencat, gjithashtu edhe të realizojë disa punime në studio.