Të prekurit nga tërmeti kanë 1 muaj kohë për të vetëdeklaruar dëmet e banesave të tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga programi për rindërtim. Ata të cilët nuk dinë dinë të përdorin teknologjinë, do ndihmohen nga njësitë përkatëse bashkiake. Në formularin e aplikimit, do kërkohen disa dokumente lidhur me pronësinë, të dhëna mbi numrin e familjarëve si dhe aktet e ekspertimit të banesave, ndërsa banorët do mund të ndjekin vetë vijimin e procesit online.