Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë është mbuluar nga dy enigma. Enigma e parë është, cili e konceptoi dokumentin më të rëndësishëm të kombit dhe enigma e dytë, cili është shkruesi I dokumentit. Studiues historianë dhe gjuhëtarë kanë mbrojtur teza të ndryshme mbi këtë çështje. Disa besojnë se shkruesi është Mustafa Kruja dhe disa të tjerë Luigj Gurakuqi. Bazuar në analizën kaligrafike të shkrimit, realizuar nga eksperti Estref Myftari, në mënyrë shkencore pranhet se shkruesi I dokumentit më të rëndësishëm për kombin është LUIGJ GURAKUQI. Ky speciale është realizuar nga gazetari Endri Xhafo në kuadër të festave të Nëntorit dhe është transmetuar në Top Channel, më 2/12/2007.