Andi është 38 vjeç dhe prej 9 muajsh është në përpjekje për të hequr dorë përfundimisht nga alkooli. E nisi që në kohën kur ishte gjimnazist, por 4 vitet e fundit varësia ishte kthyer në nivele shqetësuese. Konsumi i alkoolit në këto vite ishte bërë i përditshëm dhe madje gjatë vitit të fundit i vetmi qellim në jetën e tij ishte të merrte alkool dhe të qëndronte i mbyllur në dhomën e tij.